Lajme
Shqiprim Arifi vaksinohet kundër COVID-19
Demokracia
22:23 | 21 Shkurt 2021

Share:

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka marrë vaksinën anti-COVID.

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka njoftuar se është vaksinuar kundër koronavirusit në Shtëpinë e Shëndetit të këtij qyteti, shkruan Demokracia.com.

Arifi përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se vaksinimi është hapi i parë drejt normalizimit dhe kthimit në realit, siç ka thënë ai, pa pandemi.

Postimi i plotë i Arifit, pa ndërhyrje:

Morra dozën e parë të vaksinës kundër Covid 19 në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë.

Vaksinimi është hapi i parë drejt jetës normale pa pandemi.

Faleminderoj stafin e Shtëpisë së Shëndetit për punën e tyre të pandërprerë. /Demokracia.com/

Morra dozën e parë të vaksinës kundër Covid 19 në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë.

Vaksinimi është hapi i parë drejt…

Posted by Shqiprim Arifi on E Diele, 21 Shkurt 2021

Të ngjashme