Lajme
Shqipëria ruan vendin e tretë në Barometrin Botëror të Turizmit
Demokracia
10:13 | 05 Dhjetor 2023

Share:

Shqipëria është renditur e treta në Barometrin Botëror të Turizmit për periudhën janar-shtator 2023, sa i takon rritjes së numrit të turistëve.

Rritja sipas statistikave është me 49%. Para saj renditen Katari dhe Arabia Saudite, respektivisht me 91% dhe 50% rritje.

Edhe në publikimin për periudhën janar-korrik, të barometrit botëror të turizmit, Shqipëria renditej e treta në botë dhe e para në Evropë për rritjen e fluksit të vizitorëve të huaj (+56%).

Ndërsa, gjigandi i udhëtimeve “National Geographic” e ka renditur Shqipërinë në mesin e 30 vendeve të botës që duhen vizituar në vitin 2024.

Vendi përjetoi një bum turistik këtë vit, pasi u promovua gjerësisht në mediat ndërkombëtare si një destinacion që ia vlen të vizitohet për bukuritë natyrore, mikpritjen dhe kostot e arsyeshme.

Tturizmi ndërkombëtar është në rrugën e duhur për të arritur 80% deri në 95% të niveleve para pandemisë në vitin 2023, siç parashikohet nga UNWTO në Barometrin Botëror të Turizmit të janarit 2023.

Perspektivat për shtator-dhjetor 2023 tregojnë për një rimëkëmbje të vazhdueshme, sipas Indeksit më të fundit të Besimit të UNWTO, megjithëse me një ritëm më të moderuar pas sezonit të pikut të udhëtimeve qershor-gusht.

Mjedisi sfidues ekonomik mund të rëndojë në modelet e shpenzimeve gjatë pjesës së mbetur të vitit, me turistët që kërkojnë gjithnjë e më shumë vlerën për paranë, duke udhëtuar më afër shtëpisë dhe duke bërë udhëtime më të shkurtra.

Të ngjashme