Lajme
Shqipëria renditet e fundit në rajon në raportin e lirisë së medias
Demokracia
10:45 | 03 Maj 2022

Share:

Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit i publikuar sot nga organizata ‘Reporterët Pa kufij’ e rendit Shqipërinë në vendin e 103, duke shënuar një rënie me 20 pozicione në krahasim me renditjen në raportin e vitit të kaluar.

Raporti e rendit Shqipërinë të fundit në rajon për sa i përket lirisë së medias. Vendi ynë renditë me poshtë edhe se Serbia.

Sipas raportit, Shqipëria bën pjesë në listën e shteteve ku autoritetet kanë intensifikuar ligjet kundër gazetarëve.

Në këtë indeks, Kosova sivjet radhitet në vendin e 61-të, duke fituar 17 pozicione në krahasim me vitin 2021.

Përparim kanë shënuar edhe Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi.

Indeksi i cili vlerëson gjendjen e gazetarisë në 180 vende dhe territore, thekson efektet katastrofike të kaosit të lajmeve dhe informacionit dhe efektet e një hapësire informacioni të globalizuar dhe të parregulluar në internet që inkurajon lajmet e rreme dhe propagandën. /Telegrafi/

Të ngjashme