Lajme
Shqipëria konfirmon 446 raste me koronavirus në 24 orët e fundit
Demokracia
20:15 | 30 Gusht 2022

Share:

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 446 raste të reja me COVID nga 1532 testime dhe fatmirësisht asnjë me përfundim fatal.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë – 151.

Janë 3.119 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 15 pacientë, ndërsa janë shëruar 549 qytetarë.

Shqipëria ka regjistruar deri më sot 327.871 raste pozitive, prej tyre 321.170 janë shëruar, 3.119 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.582 pacientë.

Të ngjashme