Lajme
Shqipëria e fillon vaksinimin kundër Covid-19
Demokracia
09:36 | 11 Janar 2021

Share:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, lajmëron se për pak orë nis fushata e vaksinimit ndaj COVID-19.

Rama thotë se tashmë lufta ndaj virusit ka hyrë në fazën e ofensivës së madhe për largimin e tij përfundimtar nga jeta jonë.

Vaksinimi në Shqipëri do të fillojë më shpejt se çfarë ishte parashikuar, teksa të parët që do të marrin prodhimin e Pfizer/BioNTech janë mjekët, më pas të moshuarit.

Shqipëria ka marrë dozat e para, të cilat janë në masën 10 mijë e 750, disa prej të cilave do t’i jepen Kosovës. Vaksina në Shqipëri është falas dhe jo e detyrueshme, teksa momentalisht qendra e parë e vaksinimit është hapur në stadiumin “Air Albania”.

 

Të ngjashme