Lajme
SHQETËSUESE| Tri raste të sulmeve seksuale brenda 24 orëve në Prishtinë
Demokracia
09:50 | 09 Shtator 2022

Share:

Pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë që tronditi vendin, janë raportuar edhe disa raste të sulmeve seksuale. 

Vërehet se rastet e sulmeve seksuale në Kosovë janë në rritje, e në veçanti raste kur burra e gra po ngacmojnë edhe fëmijë të mitur.

Gjatë raportit 24 orësh nga Policia e Kosovës, janë raportuar tri raste të sulmeve seksuale.

Rasti i parë:

NGACMIM SEKSUAL

Prishtinë 05.09.2022 – 11:30. Me 08.09.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti i dytë:

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy gra janë sulmuar seksualisht dje në Prishtinë.

Sipas raportit 24 orësh, i dyshuri është arrestuar.

SULM SEKSUAL

Prishtinë 08.09.2022 – 01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht dy viktimat femra kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti i tretë:

SULM SEKSUAL

Prishtinë 04.07.2022 – 20:00. Me 08.09.2022 lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.

 

 

Të ngjashme