ShowBiz
‘Shpirti i Një Artisti’ libri që i dedikohet këngëtarit Yll Limani
Demokracia
15:34 | 30 Mars 2021

Share:

Adelina Xhaferi, fansja e këngëtarit Yll Limani shkruan librin ‘Shpirti i Një Artisti’ që i dedikohet atij.

Yll Limani është një nga këngëtarët më të dashur të showbizit shqiptar, dhe së fundmi ai ka marrë një dhuratë shumë speciale, shkruan Demokracia.com.

“Shpirti i Një Artisti” titullohet libri të cilin e shkroi një fanse e Yllit.

Libri është dedikim për jetën e këngëtarit dhe Limani është tejet falenderues për këtë libër.

Ai ndau disa fotografi në Instastory ku falenderonte autoren për librin, ndërsa më vonë shkroi një falenderim për të gjithë fansat e tij.

No description available.

“Nuk kam mjaftueshëm ‘faleminderit’ për të gjithë ju që më dhuroni dashuri dhe përkrahje çdo ditë. Kur e di që muzika ime ju inspiron dhe motivon është gëzimi më i madh i jetës time. Ju dua “, shkroi ai.

Rikujtojmë se kënga e fundit e Yll Limanit është ‘Ndoshta’ në bashkëpunim me Cricket. /Demokracia.com/

Të ngjashme