Lajme
Shpërthim i ri tek “Tre Rrokaqiejt” në Mitrovicë
Demokracia
17:18 | 06 Dhjetor 2022
FOTO: KP

Share:

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar sërish afër “Tre rrokaqiejve” në veri të Mitrovicës.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 17:00, ndërsa nuk dihet nëse ka të lënduar.

Pjesëtarë të forcave policore në numër të shtuar ndodhen mbi urën kryesore të Ibrit.

Qytetarët, kryesisht shqiptarë, të cilët kanë nevojë të shkojnë në shtëpitë e tyre nga jugu në veri, nuk po lejohen nga policia të qarkullojnë përmes urës kryesore./KP

Të ngjashme