Lajme
Shpërthim eksplozivi në një hotel në Shqipëri
Demokracia
22:56 | 24 Prill 2022

Share:

Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në një hotel në Sarandë.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45, në lagjen nr.1, në katin e parë të një hotelit. Për fat të mirë, si pasojë e shpërthimit raportohen vetëm dëme materiale dhe jo persona të lënduar.

Hoteli ku ndodhi shpërthimi mësohet se është në pronësi të shtetasit me iniciale N. Y..

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./a2news/

Të ngjashme