Sport
Shpërthen dhuna në futbollin turk, fishekzjarre dhe shishe ndaj lojtarëve
Demokracia
09:55 | 07 Mars 2023

Share:

Policia turke arrestoi shtatë persona pasi shpërthimit të dhunës në një ndeshje futbolli në qytetin e Bursës kundër një ekipi nga qyteti me shumicën e popullsisë kurde të Dijarbakirit.

Pamjet video treguan lojtarët e Amedsporit duke u goditur me shishe uji dhe sende të mprehta si thika të vogla në fushë, ndërsa tifozët brohorisnin slogane nacionaliste turke dhe antikurde.

Zyra e guvernatorit në provincën Bursa të Turqisë veriperëndimore tha se tre zyrtarë publikë u hoqën nga postet e tyre në pritje të një hetimi mbi ngjarjet në ndeshjen e së dielës midis Bursaporit dhe Amedsporit të Dijarbakirit.

Ai tha se prokurorët kishin nisur procedimet kundër atyre që ishin përfshirë në një sulm në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes dhe atyre të përfshirë në shpalosjen e pankartave gjatë ndeshjes.

Deri më tani janë arrestuar shtatë persona. Amedspor është në vendin e tretë në kategorinë e tretë të futbollit turk pasi humbi 2-1 në ndeshjen e së dielës.

Bashkëdrejtuesit e Partisë Demokratike Popullore (HDP) pro-kurde të Turqisë lëshuan një deklaratë të dielën duke thënë se Amedspor ishte subjekt i një “linçimi dhe fashizmi të organizuar” në Bursa.

Ata thanë se ishin në shënjestër të thirrjeve raciste dhe fishekzjarrëve jashtë hotelit të tyre një natë para ndeshjes dhe vazhduan të nesërmen dhe në vetë ndeshjen.

Të ngjashme
Sport • 08 Maj 2024