Lajme
Shpërbëhet Asociacioni i Zyrtarëve Zgjedhorë Evropianë
Demokracia
14:09 | 17 Mars 2022

Share:

Asociacioni i Zyrtarëve Zgjedhorë Evropianë (ACEEO) është̈ shpërbërë̈ në heshtje pas dështimit për të arritur kuorumin për të votuar për përjashtimin e dy institucioneve të zgjedhjeve të Rusisë̈ dhe Bjellorusisë̈.

Kjo është bërë e ditur sot nga kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi.

“ACEEEO është shpërbërë në heshtje për shkak të dështimit për të arritur kuorum, për të votuar për përjashtim të dy institucioneve zgjedhor të Rusisë dhe Bjellorusisë. ACCEEO ka votuar në heshtje për shpërbërë”, tha ai.

Ai tha se përjashtimi nga ACEEEO, sipas statusit, bëhet me dy të tretat e votave, por kjo nuk është arritur gjatë votimit, pasi nuk kanë votuar të gjithë anëtarët institucionalë.

Më 7 mars, KQZ-ja e Kosovës ka votuar për përjashtimin e Rusisë̈ dhe Bjellorusisë̈ nga ACEEEO, si dhe kanë informuar Sekretariatin e ACEEEO se nëse kjo nuk ndodhë, atëherë̈ edhe KQZ-ja e Republikës së Kosovës do të tërhiqej nga anëtarësia në këtë̈ asociacion.

ACEEEO është një OJQ ndërkombëtare që mbështet zhvillimin demokratik, duke promovuar zgjedhje të lira dhe të ndershme së bashku me edukimin e të rinjve dhe qytetarëve dhe trajnime profesionale për zyrtarët zgjedhorë./KP/

Të ngjashme