Sport
Shpenzoi 220 mijë euro në verë për martesë, tani futbollisti i famshëm është në prag të divorcit
Demokracia
11:08 | 02 Janar 2023

Share:

Jermain Defoe, ish-sulmuesi legjendar i Premierligës, u gjend në qendër të vëmendjes së publikut britanik në ditët e para të 2023, gjithçka për shkak të krizës në jetën e tij bashkëshortore.

Tabloidet vendase pohojnë se Defoe praktikisht është në prag të divorcit nga gruaja e tij, Donna Tierney, vetëm pak muaj pasi kishte shpenzuar rreth 220 mijë euro për dasmën.

Ata përmendën faktin se çifti i ka kaluar të ndarë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, si dhe faktin që prej kohësh nuk kanë postuar një foto të përbashkët në rrjetet sociale.

Defoe i kaloi Krishtlindjet në Santa Lucia, ndërsa Donna qëndroi në shtëpi në Glasgow.

“Martesa duket se është në telashe. Ju do të mendonit se ata do të donin t’i kalonin Krishtlindjet e tyre të para së bashku si burrë e grua, por nuk e bënë. Kështu që gjërat nuk duken aspak mirë”, transmeton “Sun” fjalët e një burimi pranë familjes./Demokracia.com/

Të ngjashme