Lajme
Shpend Ahmeti kundërshton fuqishëm propozimin e qeverisë për tavanin e çmimeve
Demokracia
15:40 | 30 Qershor 2022

Share:

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka dalë kundër vendimit të Qeverisë Kurti që të përcaktohet çmimi i fitimit për produktet bazike.

Ahmeti ka thënë se intervenimi çrregullon zinxhirin dhe rrit papunësinë.

“Intervenimi me politika të tilla në sektorë sipas menysë së qeverisë apo Kuvendit pa kurrfarë ndihme financiare sulmon efiçencën dhe çrregullon zinxhirin që në fund rrit papunësinë dhe shkatërron kapitalin e akumuluar.”, ka thënë ai.

Postimi i plotë i Ahmetit, pa ndërhyrje:

Jo jo jo! Përcaktimi i fitimit në produkte të caktuara shkakton më shumë dëme se inflacioni. Furrat nuk janë as monopole as oligopole që janë armiq të Kosovës të cilat duhen të luftohen. Intervenimi me politika të tilla në sektorë sipas menysë së qeverisë apo Kuvendit pa kurfare ndihme financiare sulmon efiçencën dhe çrregullon zinxhirin që në fund rrit papunësinë dhe shkatërron kapitalin e akumuluar.

Profiti i furraxhive nuk është shkaktar i rritjes së çmimeve. Kjo është mu marr me simptomin jo me shkaktarin.

Targetimi i produkteve bazë bëhet me infuzion financiar ose përmes zvogëlimit të tatimeve ose përmes subvencionimit të produkteve të caktuara.

Të ngjashme