Sport
Shorti i fazës “nokaut” në Ligën e Konferencës, kundërshtari i Ballkanit në grup luan me Lazion
Demokracia
14:18 | 07 Nëntor 2022

Share:

Pas shortit në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës, është bërë hedhja e shortit edhe për Ligën e Konferencës, garë kjo që zhvillon edicionin e dytë, pjesë e të cilës në fazën e grupeve ishte edhe Ballkani i Suharekës por që nuk arriti kalimin tutje nga Grupit G.

Kundërshtarin e kampionëve të Kosovës në grup, Clujin, e pret duel shumë i vështirë me Lazion.

Takim interesant pritet të jetë edhe ajo mes Trabzonsporit dhe Baselit.

Çiftet komplete të fazës së eliminimit direkt në Ligën e Konferencës:

Qarabag FK – KAA Gent

Trabzonspor – Basel 1893

Lazio – CFR Cluj

Bodo/Glimt – Lech Poznan

Braga – Fiorentina

Larnaca – Dnipro

Sheriff Tiraspol – Partizan

Anderlecht – Ludogorets./Demokracia.com/

Të ngjashme