ShowBiz
Shokohen banorët, Luizi: Nuk jam sëmurë, është historia e një shoku
Demokracia
22:31 | 10 Janar 2023

Share:

Dy ditë më parë Luizi i rrëfeu Kiarës se është i sëmurë, rrëfim i cili tronditi teleshikuesit. Gjatë mbrëmjes së sotme në “Big Brother”, Luizi u pyet për këtë deklaratë, por ai e mohoi të ketë folur për veten.

“Po nuk ka lidhje me mua, i thashë që nuk jam unë, po pak rëndësi ka, po flisja për një shok timin, ndoshta është keqkuptuar jashtë ku di unë. Jo nuk është historia ime, nuk jam i sëmurë me tumor. Është historia e një shoku. Nuk dhashë emra, nuk e di pse doli në vetën e parë, por unë ja cilësova që më vjen keq për të dhe dua ta ndihmoj sepse s’ka mundësi ekonomike familja e tij”, u shpreh Luizi.

Flet Luizi: Nuk jam sëmurë, është historia e një shoku,

“Kam filluar të kem të njëjtat simptoma si ai dhe zgjodha ta filloja me veten e ta mbaroja me atë. Nuk ma mori mendja që do bëhej kaq e madhe”, shtoi ai.

Për ta sqaruar, Arbana e pyeti sërish: Luiz a vuan nga një sëmundje e pashërueshme?

Luizi: Prandaj s’doja të dilte kjo sepse nuk jam tipi që dua të mëshirohem. Më duket sikur rrugëtimi im mbaron këtu sepse njerëzit nuk do më shohin më si ai Luizi që qesh.

Banorët kanë mbetur në shok pas rrëfimit të Luizit, i cili thotë se nuk është i sëmurë, por ndihet i frikësuar se thotë se ka pasur të njëjta simptoma si shoku i tij i sëmurë.

Kejvina: Kjo është e tmerrshme, a di që ka shumë njerëz që vuajnë nga kjo sëmundje, nuk mund të luhet me këtë gjë!

Kristio: Duhet të dimë menjher të vërtet do ishte tallje, si mudn të futet një njeri me tumor këtu. Nuk e kuptoj këtë dëshirë për vëmendjen

BB Media
Arbana: Nuk është një situatë e zakontë e dimë, por qetësohuni. Pas këtij rrëfimi Luizit i janë bërë teste të tjera që i kanë dalë mirë. Unë i kërkova Luizit që të dalë nga ky moment dhe të shkojë në spital dhe të bëjë testet që do, për tu siguruar ai , publiku dhe ju.

Kejvina: Ai nuk mund të vazhdopjë, ai nuk mund të arrijë në këtë pikë për lojë.

Arbana: Ai mban përgjegjësi vetë, është mënyra e tij se si ka zgjedhur të luajë.

Olta: Shumë e drejtë, kjo që thotë Arbana

Mikela: Ju lutem bëjani me detyrim këtë gjë.

Dea: Atëherë ai duhet të bëjë kontrolle psikologjike se këto deklarata nuk janë normale, nëse testet e tjera i ka në rregull.

Të ngjashme