Lajme
“Shokëve e mësueses ju iku Muhamedi i buzëqeshur e i sjellshëm”, shkolla del me njoftim pas vdekjes tragjike të 9-vjeçarit
Demokracia
16:40 | 23 Maj 2022

Share:

Dje pasdite një fëmijë 9-vjeçar humbi jetën në kanalin e Ibër-Lepencit në fshatin Vaganicë të Mitrovicës.

Shkolla “Andon Zako Çajupi” në Mitrovicë, ku ai vijonte mësimet kanë shprehur ngushëllime për të gjithë familjarët, shokët e shoqet dhe mësuesen e tij.

Ata e kanë përshkruar si djalë të buzëqeshur e të sjellshëm.

“Me pikëllim e dhimbje morëm lajmin e hidhur për ikjen në amshim të nxënësit tonë Muhamed Deliu, sot qiellit ju bashkua një engjëll, shkollës shokëve e mësueses ju iku Muhamedi i ynë i dashur i buzëqeshur e i sjellshëm. Shoku e nxënësi ynë do të jesh përherë në zemrat tona. Pusho në parajse o Engjëll se engjëjt jetojnë në qiell. Ngushëllime gjithë familjes, shokëve mësueses”, thuhet në njoftimin e shkollës.

Ndryshe, varrimi i 9-vjeçarit do të bëhet sot në varrezat e Shipolit.

Kujtojmë se i ndjeri ishte futur në kanal për t’u larë, gjersa jashtë ujit kishte lënë rrobat dhe biçikletën.

I njëjti është me prejardhje nga fshati Broboniq dhe është i biri i Fadil Deliut, ish-veteranit të UÇK-së.

Të ngjashme