Lajme
“Shmangni një fatkeqësi në Gaza”, Franca përsërit thirrjen për t’i dhënë fund armiqësive
Demokracia
22:12 | 11 Shkurt 2024

Share:

Franca, duke shprehur shqetësimin pas sulmeve izraelite në Rafah (në jug të Rripit të Gazës), i kërkoi të dielën Izraelit t’i japë fund armiqësive për të shmangur një katastrofë të mundshme.

“Një sulm në shkallë të gjerë izraelite në Rafah do të krijonte një situatë katastrofike humanitare të një dimensioni të ri dhe të pajustifikuar. Për të shmangur një katastrofë, ne përsërisim thirrjen tonë për ndërprerjen e armiqësive”, tha zëvendës zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Francës, Christophe Lemoine.

Parisi kujton se “Rafah është sot një zonë ku janë strehuar më shumë se 1.3 milionë njerëz”. “Është gjithashtu një pikë jetike tranziti për transferimin e ndihmave humanitare për popullsinë e Gazës”, nënvizoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme franceze.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu këmbënguli sot për ofensivën ushtarake kundër Rafahut.

“Në Gaza, si kudo tjetër, Franca kundërshton çdo zhvendosje të detyruar të popullsisë, e cila është e ndaluar nga ligji ndërkombëtar humanitar. E ardhmja e Rripit të Gazës dhe banorëve të saj mund të shkruhet vetëm brenda një shteti palestinez ku ata do të jetojnë në paqe dhe siguri përkrah Izraelit”, nënvizoi zyrtari francez.

Të ngjashme