Sport
Shkupi barazon në udhëtim te Dinamo Zagrebi, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit
Demokracia
23:01 | 19 Korrik 2022

Share:

Shkupi ka barazuar në ndeshjen e parë kundër Dinamo Zagrebit, në kuadër të rrethit të dytë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Ashtu si pjesa e parë, edhe pjesa e dytë u mbyll baras, me nga dy gola të shënuara në secilën prej saj.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Stadion Maksimir” përfundoi me rezultatin 2:2.

Queven (25’) dhe Renaldo Cephas (89’) shënuan golat për kampionët e Maqedonisë së Veriut.

Kurse, Arijan Ademi (44’) dhe Bruno Petkovic (86’) shënuan për kroatët.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 26 korrik, në Shkup.

Të ngjashme