Lajme
SHKSUK: 17 pacientë po trajtohen nga COVID-19, dy prej tyre në mjekim intensiv
Demokracia
12:11 | 20 Mars 2022
Ilustrim

Share:

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka njoftuar se 17 pacientë  nga COVID-19 janë duke u trajtuar në spitalet e Kosovës. Prej tyre 14 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë  dhe 3 të tjerë që kanë rezultuar negativ, por që vazhdojnë të jenë të trajtim mjekësor.

Në njoftimin e SHSKUK-së thuhet se me oksigjeno-terapi janë 9 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 2 pacientë, përcjell Demokracia.com.

Njoftimi i plotë:

17 pacientë po trajtohen nga Covid-19

17 pacientë  nga Covid-19 po trajtohen në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.  14 pacientë të  konfirmuar me Covid-19 pozitivë  dhe 3 të  negativizuar post- Covid.

Me oksigjeno-terapi  9 pacientë, kurse  në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 2 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 8 pacientë

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë

Klinika e Pediatrisë , 2 pacientë

Spitali i Pejës, 2 pacientë

Spitali i Prizrenit , 1 pacient

Spitali i Gjakovës, 2 pacientë /Demokraica.com/

Të ngjashme