Lajme
Shkon afër 290 numri i të vdekurve në Indi pas përplasjes së trenave
Demokracia
08:21 | 03 Qershor 2023

Share:

Së paku 288 persona kanë mbetur të vdekur dhe 850 të lënduar nga përplasja e disa trenave në Odisha të Indisë.

Më shumë se 200 ambulanca janë dërguar në vendin e ngjarjes në distriktin e Balasore, ka thënë kryetari i Odisha, Pradeep Jena, raporton BBC, përcjell KlanKosova.tv.

Besohet se një tren pasagjerësh ka dalë nga binarët para se të goditjes nga një tjetër të premten pasdite.

Ky është aksidenti më I rëndë I trenave në Indi në shekullin 21.

Zyrtarët indianë paralajmërojnë se numri I të vdekurve mund të rritet edhe më tutje.

Të ngjashme
Lajme • 09 Maj 2024