Lajme
Shkollat në Kiev do të rinisin mësimin online
Demokracia
07:29 | 28 Mars 2022

Share:

Nxënësit në Kiev do të jenë në gjendje të rifillojnë shkollën sot – përmes platformave online.

Kryetari i bashkisë së Kievit njoftoi rihapjen e shkollave të dielën, duke thënë se orët mësimore do të “përshtateshin më shumë me kushtet aktuale…duke përdorur platforma të ndryshme arsimore”, shkruan BBC, transmeton Demokracia.com.

“Një detyrë e rëndësishme sot është që qyteti të jetojë dhe të punojë edhe në kushte kaq të vështira të gjendjes ushtarake”, ka shkruar Vitali Klitschko në një postim në Telegram.

“Ata po përpiqen të na frikësojnë. Kjo nuk do të funksionojë!” tha ai.

OKB vlerëson se më shumë se gjysma e fëmijëve ukrainas janë larguar nga vendi gjatë luftës./Demokracia.com/

Të ngjashme