Lajme
Shkolla “Ismail Qemali” do të mbajë mësim të shtunën
Demokracia
10:56 | 14 Tetor 2022

Share:

Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “Ismail Qemali” do të mbajë mësim zëvendësues të shtunën.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi, dokumentin e së cilit e posedon Klan Kosova.

“Lajmërohen nxënësit dhe mësimdhënësit e SHFMU ‘Ismail Qemali’ Prishtinë, se të shtunën, me 15.10.2022 do të mbahet procesi mësimor me orar të ditës së enjte, në bazë të Vendimit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Nr. 013/453, për kompensimin e ditëve të pambajtura si pasojë e grevës së mësimdhënësve”, thuhet në njoftimin e kësaj shkolle.

Të ngjashme