Lajme
Shkolla gati 100-vjeçare në Fushë-Kosovë, demolimi i objektit shqetëson prindërit
Demokracia
09:15 | 10 Shtator 2023

Share:

Muret janë zhveshur e plasaritur.

Në këtë ambient qëndrojnë më orë të tëra nxënësit në shkollën fillore “ Selman Riza “ në Fushë Kosovë.

E kushtet jo të mira po e shqetësojnë pikërisht Antigona Ruhanin e cila ka vajzën në klasë të parë.

Ajo shprehet tejet e shqetësuar lidhur me demolimin e objektit andaj ka edhe një kërkesë.

Të njëjtin mendim e ndan dhe një prind tjetër i cili poashtu ka fëmiun në klasë të parë.

Se shkolla është në gjendje jo edhe të mirë e thotë edhe i pari i shkollës.

Teksa tregon dhe një problem tjetër me të cilin ballafaqohet kjo shkollë.

Lidhur me këtë, drejtori i arsimit në komunën e Fushë Kosovës Fatlum Berisha tregon arsyen e vetme pse nuk është investuar në këtë shkollë.

Kjo shkollë po cilësohet si një ndër shkollat më të vjetra në vend, në qershor të vitit të ardhshëm objekti bënë 100 vjet që kur u ndërtua.

Të ngjashme