Lajme
Lëvizjet e padukshme/ Cili është objektivi i radhës i Rusisë?
Demokracia
19:13 | 28 Prill 2024

Share:

Siç raportohet, Rusia me çdo kusht po synon ta pushtojë qytetin lindor të Ukrainës, Chasiv Yar. Bëhet e ditur se qyteti ndodhet në rajonin Donetsk të Ukrainës, më pak se 10 kilometra në perëndim të qytetit Bakhmut. Chasiv Yar është një nga qëllimet kryesore të ushtrisë ruse e cila po përdor një grup prej më shumë se 20 mijë trupash për ta sulmuar qytetin.

Ky qytet është përdorur si bastion që kur Rusia pushtoi Donbasin në vitin 2014, shkruan skynews. Aty gjendet edhe një spital ushtarak që ka shërbyer si seli për operacione.

Gjithashtu, ukrainasit e kanë përdorur qytetin edhe si qendër rigrupimi dhe bazë mbështetëse gjatë pushtimit rus në shkallë të plotë në vitin 2022. Por, ka edhe një tjetër arsye që Rusia e synon Chasiv Yar.

Të ngjashme