Lajme
Shkencëtarja shqiptare i shkruan kryeministrit britanik: Varka ma shpëtoi jetën, më çoi në Harvard
Demokracia
11:39 | 12 Mars 2023

Share:

Në Britani të Madhe po vazhdojnë debatet dhe njëkohësisht, për fat të keq, edhe stigmatizimet ndaj refugjatëve – sidomos ndaj shqiptarëve. Një shkencëtare nga Shqipëria i ka drejtuar një letër të hapur dhe shumë emocionale kryeministrit britanik Rishi Sunak në lidhje me çështjen.

“I nderuar kryeministër, varka më shpëtoi jetën dhe më çoi në Universitetin e Harvardit, në Universitetin e Oksfordit dhe tani në Universitetin e Kembrixhit!”, tregon Detina Zalli.

Ajo pyet kryeministrin britanik se çka do të bënte nëse familja e tij do të ishte në rrezik.

“Kam ardhur në Mbretërinë e Bashkuar si fëmijë me një skaf dhe kamion shumë vite më parë, ndërsa përpiqesha t’i shpëtoja luftës civile. Mora një skaf shumë të vogël duke rrezikuar jetën time në dallgët gjigante të detit. Pastaj, m’u desh të fshihesha poshtë kamionëve derisa hyra brenda njërit. Unë siah ende fëmijë në atë kohë – dhe nuk kisha parrë kurrë një aeroplan në jetën time…”, thotë në rrëfimin e saj personal Zalli.

Më tej, profesoresha e njohur tregon se si negativiteti i mediave në Mbretërinë e Bashkuar bëri që ajo të ngacmohej përditë në shkollë.

“Ju lutemi mos fajësoni refugjatët për ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar, por merrni përgjegjësinë për Brexit.”, shkruan tutje ajo.

Kujtojmë se shqiptarët ishin refugjatët më të numërt që kishin shkuar në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla. Kjo ka nxitur një gjuhë të pakëndshme drejt tyre. Së fundi, legjenda angleze e futbollit, Gary Lineker, u pezullua nga puna si analist në BBC për shkak se krahasonte gjuhën e përdorur nga Qeveria me atë të nazistëve gjatë viteve ’30 të shekullit të kaluar.

Të ngjashme