Kuriozitete
Shkencëtarët po krijojnë vaksinën e parë në botë për kancerin e mushkërive! Çfarë dihet deri më tani
Demokracia
09:16 | 26 Mars 2024

Share:

Studiuesve në Mbretërinë e Bashkuar u janë dhënë 11.98 milionë euro për të zhvilluar një vaksinë kundër kancerit të mushkërive.

“LungVax” që ata synojnë të zhvillojnë do të jetë vaksina e parë në botë kundër kancerit të mushkërive tek njerëzit në rrezik për ta zhvilluar atë.

Teknologjia për vaksinën e re do të jetë e ngjashme me atë të përdorur për vaksinën Oxford/AstraZeneca kundër COVID-19.

Financimi do të vijë nga Cancer Research UK dhe CRIS Cancer Foundation.

“Kanceri është një sëmundje e trupit tonë dhe është e vështirë për sistemin imunitar të bëjë dallimin midis asaj që është normale dhe asaj që është kancer”, tha në një deklaratë profesori Tim Elliott, drejtuesi i hulumtimit për projektin LungVax.

“Të bësh sistemin imunitar të njohë dhe sulmojë kancerin është një nga sfidat më të mëdha në kërkimin e kancerit sot.

Ekipi nga Universiteti i Oksfordit, Instituti Francis Crick dhe University College London do të marrin fonde gjatë dy viteve të ardhshme për të kryer punë laboratorike dhe për të prodhuar 3000 doza.

Nëse testet laboratorike tregojnë se vaksina shkakton një përgjigje imune, ajo do të kalojë në një provë klinike.

Vaksinat kundër kancerit funksionojnë duke trajnuar sistemin imunitar për të njohur qelizat e kancerit si jonormale.

Faktori më i madh i rrezikut për kancerin e mushkërive është pirja e duhanit, e cila është përgjegjëse për më shumë se shtatë nga 10 raste.

Të ngjashme
Kuriozitete • 26 Prill 2024