Kuriozitete
Shkencëtarët ngrenë alarmin: Kemi më shumë satelitë se yje
Demokracia
22:04 | 21 Mars 2023

Share:

Së shpejti mund të ketë më shumë satelitë sesa yje në qiellin e natës, prandaj astronomët janë të vendosur të luftojnë ndotjen nga drita, gjë që e bën gjithnjë e më të vështirë vëzhgimin e galaktikave dhe planetëve.

Përmes katër artikuj të botuar në revistën Nature Astronomy, astronomët lëshojnë një SOS në mbrojtje të qiellit të errët.

Së shpejti mund të ketë më shumë satelitë sesa yje në qiellin e natës, thotë për ANSA Fabio Falchi, profesor në Institutin e Shkencës dhe Teknologjisë së Ndotjes së Dritës (Istil) në Thiene (Vicenza) dhe i Universitetit spanjoll të Santiago di Compostela, gjithashtu autor i një prej studime që nisin apelin në mbrojtje të vëzhgimeve astronomike.

Artikujt e tjerë janë të Miroslav Kocifaj nga Akademia e Shkencave Sllovake, John Barentine nga kompania Dark Sky Consulting LLC dhe Aparna Venkatesan nga Universiteti i San Franciskos (Usfca).

“Mega-konstelacionet satelitore që popullojnë orbitën e ulët të Tokës lëshohen pa asnjë kontroll paraprak të ndikimit mjedisor, ata thjesht na paraqesin një fakt të kryer pa na dhënë mundësinë të bëjmë asgjë”, vëren Falchi, i cili është gjithashtu president i shoqatës dell’ CieloBuio, për mbrojtjen e qiellit të natës dhe profesor në Institutin ‘Enrico Fermi’ në Mantua.

Apeli argumenton se problemet në luftën kundër ndotjes së dritës dhe hapësirës janë socio-politike, jo teknologjike dhe se duhet të vendosen kufizime detyruese, “interesat pas rrjeteve satelitore që ofrojnë akses në internet në çdo pjesë të globit janë gjithashtu të dëmshme për natyrën”, thotë Falchi. “Pasi Shtetet e Bashkuara të kenë përfunduar konstelacionet e tyre, vende të tjera si Rusia apo Kina do të përpiqen gjithashtu të krijojnë të tyren, kështu që përshkallëzimi do të jetë i pashmangshëm” shton studiuesi italian.

“Ne duhet t’i mbrojmë këto vende me çdo kusht”, komenton Fabio Falchi. “Në këtë rast, teknologjia mund të jetë aleati ynë: për shembull, të krijojmë sisteme automatike që ndezin dritat vetëm kur ato janë të nevojshme, sisteme që fatkeqësisht pothuajse nuk përdoren askund,” shpjegon studiuesi.

Të ngjashme
Kuriozitete • 17 Maj 2024
Kuriozitete • 15 Maj 2024