Kuriozitete
Shkencëtarët kanë zbuluar një virus të ri në pjesën më të thellë të oqeanit
Demokracia
14:31 | 27 Shtator 2023

Share:

Një virus i zbuluar në Paqësor mendohet të jetë i pari i gjetur në një pikë të thellë të oqeaneve të planetit.

Patogjeni u gjet në një thellësi prej 8900 metrash në kanalin Mariana. Ky kanal është pika më e thellë e oqeanit Paqësor, thuajse 11.000 metra. Virusi, i cili nuk mund të infektojë njerëzit, u emërtua sipas analizës së gjenomës vB_HmeY_H4907.

Virusi i përket kategorisë së bakterofagëve që infektojnë dhe shumohen njëlloj si bakteret. Ata mendohet se janë një nga format më të përhapura të jetës së gjallë në Tokë dhe luajnë rol kyç në ekologjinë e oqeaneve duke ndihmuar në rregullimin e numrit të popullatave dhe çlirimit të lëndëve ushqyese

Të ngjashme
Kuriozitete • 15 Maj 2024