ShowBiz
Shkëlqeu në Met Gala, Rita Ora publikon videon gjatë përgatitjeve për eventin e madh të modës
Demokracia
11:59 | 17 Shtator 2021

Share:

Met Gala është një nga ngjarjet më të shënuar dhe nata më e madhe e modës në botë, prandaj edhe pjesëmarrësit i kushtojnë rëndësi paraqitjes në tapetin e kuq duke u kujdesur deri në detajin e fundit.

Edhe ylli i muzikës, artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ishte në mesin e personave që shkëlqeu dhe ishte në qendër të vëmendjes.

https://www.instagram.com/p/CT6oys4qO_z/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_video_watch_again

E veshur e tëra në “Prada” në kombinim me stoli diamanti, Rita dukej e mrekullueshme gjatë hyrjes në event, teksa pozoi para fotografëve.

Foto: Rita Ora/Instagram

Për këtë dukje të Ritës u kujdesen një staf i tërë, ndërsa e gjithë kjo është dokumentuar edhe përmes një video, të cilën 30-vjeçarja e ndau me mbi 16 milionë ndjekësit e saj në Instagram.

Foto: Rita Ora/Instagram

Ylli i hiti “You for Me”, u shoqërua në këtë mbrëmje nga i dashuri i saj, Taika Waititi.

Foto: Rita Ora/Instagram

Çifti janë të pandashëm që kur dolën publikisht në maj të këtij viti, kur dyshja u kapën së bashku nga paparacët në Sydney, shkruan telegrafi. Artistja dhe regjisori bën paraqitjen e parë të tyre në tapetin e kuq në premierën e “The Suicide Squad” në Los Angeles.

Të ngjashme