Kuriozitete
Shkatërrimi i civilizimit që ishte parashikuar në 1972 mund të nisë nga viti 2040
Demokracia
14:53 | 22 Korrik 2021

Share:

Në vitin 1972, shkencëtarët në MIT publikuan një artikull ku shkruhej se rritja e madhe industriale dhe globalizimi mund të shkaktonte shkatërrimin e civilizimit në gjysmën e shekullit të 21. Në atë kohë njerëzit janë tallur me këtë studim, mirëpo shkencëtarët e sotëm tregojnë se ky parashikim nuk është tërësisht i gabuar.

Gaya Herrington, drejtuesja e analizës dinamike të sistemit në KPMG, vendosi të rivlerësonte parashikimin e publikuar në gazetën origjinale me shkrimin e titulluar: “Limitet e rritjes; një raportim për projektin Club of Rome mbi parashikimin e njerëzimit.”, duke mbledhur të dhëna nga dekadat e fundit.

Zbulimet e saj nuk janë aspak positive, pasi ajo mendon se kolapsi shoqëror mund të nisë në vitin 2040. Megjithatë ky parashikim nuk është aq i keq sa duket. Në një intervistë për Motherboard, Gaya tha se: “Parashikimi im nuk tregon se njerëzimi do të zhduket në vitin 2040, mirëpo ekonomia dhe rritja industriale do të ndalojë dhe më pas do të bjerë, duke dëmtuar prodhimin e ushqimit dhe standardet e jetesës.”

Duke përfunduar fjalën e saj, Herrington tregoi se LtG (limitet e rritjes) implikon se kjo dritare e mundësive po mbyllet shumë shpejt./Demokracia.com/

Të ngjashme
Kuriozitete • 26 Prill 2024
Lifestyle • 26 Prill 2024