Lajme
Shkaktoi qëllimshëm aksident e s’iu ndal policisë, pastaj vetaksidentohet rëndë
Demokracia
15:52 | 09 Mars 2024

Share:

Një vetaksident trafiku ka ndodhur në fshatin Magzit të Prishtinës rreth orës 06:00 të mëngjesit.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se vozitësi ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

“Sot  rreth orës 06:00, është raportuar se një person në Veternik, po bënte vozitje të rrezikshme. Menjëherë me rastin janë marrë njësitet e nevojshme policore”.

“Personi i dyshuar në hyrje të Prishtinës, dyshohet se qëllimisht  ka shkaktuar aksident trafiku dhe më pas duke mos përfillur urdhrat e policëve për ndalim, ka vazhduar po me vozitje të rrezikshme deri në fshatin Mazgit, ku dhe është vetë aksidentuar”, tha Ahmeti.

Më tej, Ahmeti tha se lidhur me rastin, policia ka nisur trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që e kanë karakterizuar rastin.

“Bazuar në të dhënat fillestare,në koordinim me prokurorin është inicuar rast për veprat Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, sulm dhe dëmtim prone”, tha ajo.

Të ngjashme