Lajme
Shiti stoli ari të falsifikuar në Prishtinë, Policia identifikon një person
Demokracia
08:56 | 24 Shtator 2022
Ilustrim

Share:

Një person është identifikuar nga Policia e Kosovës pasi kishte mashtruar një person tjetër duke i shitur stoli ari të falsifikuar.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se rasti ka ndodhur më datë 29 gusht rreth orës 13:50, në stacionin e autobusëve në Prishtinë.

MASHTRIM/Stacioni i autobusëve, Prishtinë 29.08.2022 – 13:50. Më 23.09.2022 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte mashtruar ankuesin mashkull  kosovar duke i shitur ati stoli ari i cili ishte i falsifikuar”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Demokracia.com/

Të ngjashme