Sport
Shiten të gjitha fanellat e Lewandowskit, Barcelona nuk po mund të prodhojë më për arsye të çuditshme
Demokracia
16:16 | 20 Korrik 2022

Share:

Të gjitha fanellat e sulmuesit polak, Roberto Lewandowski, janë shitur në Barcelonë, ndërsa klubi nuk po mund të prodhoj të reja, pasi u kanë mbaruar sasia e shkronjës w.

Lewandowski ka dy ‘w’ në emrin e tij, çka ka bërë që tani dyqani të mbetet pa to.

Në një video shihet një punonjës i dyqanit duke i shpjeguar një fansi arsyen.

“Ne nuk i kemi shkronjat ë. Dhe për shkak se ai ka dy ë në emrin e tij, nuk na ka mbetur asnjë”, tha ai.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by 9CAMPNOU (@9campnou)


Barcelona vulosi transferimin e Lewandowskit të martën, vetëm disa orë para miqësores së tyre parasezonale me Inter Miamin, shkruan Goal.

Sulmuesi polak mori pjesë në ngrohje me shokët e tij të rinj, por nuk debutoi. Klubi katalanas do të luaj me Real Madridin, dhe ka gjasa që Xavi të fus në lojë Lewandowskin atë ditë./Demokracia.com/

Të ngjashme