Sport
Shiten gjitha biletat në Prizren, nesër pritet spektakël në Klinë
Demokracia
20:38 | 20 Maj 2022

Share:

Skuadra e Lirisë së Prizrenit, nesër nga ora 15:00 në stadiumin “ 18 Qershori” në Klinë, zhvillon ndeshjen e barazhit për plasman në Superligë kundër KF “ Vushtrria”.

Për këtë ndeshje po mbretëron interesim i jashtëzakonshëm nga sportdashësit prizrenas.

Sipas informacioneve të TV Prizreni, pa u mbushur 24 orë janë shitur 1600 biletat e parapara nga FFK për shikuesit nga Prizreni.

Nga dita e djeshme, futbollistët e Lirisë ndodhen në karantin në një objekt hotelier në afërsi të Klinës, ndërsa sonte ata do të vizitohen nga pronari i klubit, Rahman Kiçe, kryetari Qemal Krasniqi të shoqëruar nga kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, për t’i inkurajuar ata para ndeshjes së nesërme.

Për të gjithë ata që nuk kanë mundur t’i sigurojnë biletat për të përcjellur ndeshjen e nesërme, pritet që të vendoset një video- projektor i madh në Shatërvan, ose në një vend tjetër të përshtatshëm në Prizren.

Ndeshja Liria- Vushtrria transmetohet drejtëpërdrejt në platformën televizive Artmotion nga ora 15:00. /Demoktracia.com

Të ngjashme