Lajme
“Shëtitet rrugëve të Prishtinës” – kush është krimineli i dyshuar që e denoncoi Haki Abazi?
Demokracia
12:00 | 27 Prill 2023

Share:

Haki Abazi e ka akuzuar pushtetin qeverisës për drejtësi selektive.

Të mërkurën, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ish-zëvendëskryeministri Abazi ka përmendur një rast të një personi me dosje të rëndë penale, i cili sipas tij, “shëtitet qe gjashtë muaj rrugëve të Prishtinës”.

Abazi ka refuzuar ta identifikojë të dyshuarin të cilit i është referuar. Ka akuzuar ministrin Xhelal Sveçla për mos ekzekutimin e vendimeve të gjykatës për arrestimin e tij, shkruan Paparaci.

“E kemi rastin e 22 rasteve penale me vendim të gjykatës ka fletarrest njeriu qe gjashtë muaj, Policia e udhëhequr nga ministri Xhelal Sveçla nuk bën ekzekutimin e vendimit të gjykatës. Qe gjashtë muaj ka fletarrest nga gjykata.. do të thotë njeriu shëtitet nëpër rrugët e Prishtinës për çdo ditë dhe policia nuk e bën arrestimin”, ka pretenduar Abazi.

“Nëse flasim për drejtësi, duhet të flasim jo vetëm për rastet kur na konvenon ose jo”.

Abazi ka thënë se në momentin kur përcaktohet precedentë të tilla, nuk kemi çka të flasim “për shtet të së drejtës”.

Pretendimeve të Abazit i është përgjigjur me kërkesë publike deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zyba.

Zyba, i cili është anëtar i Komisionit për Siguri të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar nga Abazi informata më të detajuara rreth pretendimeve të tij.

“Unë lypa emra kush është në ndjekje dhe që nuk po kapet nga ministri i Punëve të Brendshme”, tha Zyba. “Nëse ka dikush se kush është personi që po i ik arrestimit, na e thuaj ne jemi të gatshëm të kontribuojmë”.

Abazi, ndonëse e mori edhe një herë fjalën në seancën e djeshme të kuvendit, zgjodhi të mos e bënte publik identitetin e personit të cilit i referohej. /Paparaci.com

Të ngjashme