Lajme
​Sheshet e Prishtinës të stërmbushur, festën e nisin fëmijët
Demokracia
14:34 | 31 Dhjetor 2022

Share:

Qytetarët po shfrytëzojnë motin e mirë për të shijuar atmosferën festive në sheshet e dekoruara në kryeqytet.

Aty janë parë mijëra qytetarë teksa shëtisnin, shfrytëzonin tregun e fundvitit, ku kompani të ndryshme po ofrojnë shërbime cilësore.

E më së shumti që po i gëzohen organizimeve të ditës së sotme, të Komunës së Prishtinës, ishin fëmijët, pasi në kuadër të koncerteve “Festo me Yje”, në rrugën “Xhorxh Bush”, kishte program për fëmijë dhe të rinjë, i cili do të vazhdoi deri në orën 16:00.

Kurse, nga ora 23:00 në të njëjtin vend do të ketë përformanca muzikore për të rritur.

Të ngjashme