ShowBiz
Sherri mes Trixës dhe Balinës, reagon kjo e fundit: Më është shkelur privatësia
Demokracia
22:57 | 15 Shkurt 2022

Share:

Gjatë ditës së sotme Beatrixa ka reaguar përmes disa storjeve në Instagram, ku ka hedhur akuza ndaj opinionistes së BBV-së, Balina Bodinaku.

Trixa ka hedhur disa biseda që Balina i ka bërë me një person rreth pushimeve të saj.

Madje ajo i ka dhënë shansin e fundit opinionistes ndryshe do të ndjekë rrugët ligjore.

Balina qëndroi e heshtur deri pak minuta më parë.

Përmes një postimi, Balina u shpreh se kjo ishte gjëja më absurde që i ka ndodhur këto kohë.

Gjithashtu opinionistja sqaroi se mendonte se ishte duke komunikuar me një të njohur por që kishte hasur me një llogari fallse.

Madje ajo ka thënë se i është prekur privatësia./Lajmi.net/

Të ngjashme