Lajme
“Sherr presida Macrra”, a i shkoi huq Vjosa Osmanit mësimi i frëngjishtes?
Demokracia
14:01 | 17 Tetor 2023

Share:

Presidentja e vendit para dy viteve i kishte dhënë vetës mision që ta mësoj gjuhën franceze. Në ditën Bastillës, me 14 korrik 2021 presidentja Vjosa Osmani, e kishte uruar popullin francez në gjuhën e tyre amtare.

Në hapësirat e presidencës, ajo kishte deklaruar se dy popujt kanë marrëdhënie të shkëlqyera dhe se bashkëpunimi mes dy vendeve është shumë i rëndësishëm për Kosovën dhe perspektivën e  sajë evropiane.

Në video Presidentja shihej në zyrën e saj, ku shihej teksa ushtronte me një mësuese leximin në frëngjisht.

Por, të gjitha këto përpjekje të saj për t’i hyrë në “hatër” Francës duket se i kanë shkuar hoq. Pasi sot presidenti i Francës, Emmanuel Macron dha lajmin se çështja e vizave është pezulluar.

Macron tha se se Franca kishte shfaqur besimin e saj sa i përket liberalizimit të vizave, megjithatë thotë se çështja e vizave është pezulluar nga ana e Francës meqë fjala e dhënë nuk po mbahet.

Macron deklaroi se pret angazhim nga Kosova dhe Serbia në mënyrë që të ecet përpara, meqë është kusht i paqes për të gjithë rajonin.

“Pres që presidenti Vuçiq të jetë i përgjegjshëm, pres të njëjtën edhe për kryeministrin dhe presidenten kosovare. E them me shumë qartësi ne ju kemi besuar për çështjen e vizave, çështja është pezulluar nga ana e Francës, sepse ka të bëjë me respektin e fjalës së dhënë dhe fjala nuk po mbahet. Pres që të angazhohen të dyja palët që te ecim përpara. Është kushti i paqes në të gjithë zonën”, ka thënë Macron.

Ndërsa kryeministri Edi Rama tha se “do të ishte dramatike” për Kosovën që ta humbiste të drejtën e lëvizjes në BE.

“Sot Kosova është futur vetë në një kurth që ia ka bërë vetes, por s’ka qenë kurrë më mirë. Do të ishte dramatike të humbiste një të drejtë më në fund të fituar për të lëvizur lirisht në Bashkimin Europian”, tha Rama.

Të ngjashme