Sport
Sherr në Holandë – Argjentinë edhe në derbin e Katalonjës, gjyqtari i “polemikave” jep dorëheqjen nga arbitrimi
Demokracia
18:56 | 05 Janar 2023

Share:

Gjyqtari i njohur spanjoll, Mateu Lahoz, ka zgjedhur që të jap dorëheqjen nga arbitrimi në fund të këtij sezoni.

Ai që njihet edhe si gjyqtari i “polemikave” mori një vëmendje tejet të madhe në sfidën çerekfinale të Kupës së Botës midis Argjentinës dhe Holandës, i cili u akuzua nga të dyja palët se favorizonte kundërshtarin.

Gjithashtu ai mori vëmendje edhe në sfidën e fundit që Barcelona luajti me Espanyolin në kampionat përpara disa ditës, duke u akuzuar se disa prej vendimeve të tij ishin të padrejta.

Arritja më e madhe e 45-vjeçarit vazhdon të jetë arbitrimi i finales së Ligës së Kampionëve në vitin 2021, midis Chelseat dhe Manchester Cityt, e cila u mbyll me fitoren e “Bluve” të Londrës. /Demokracia.com

Të ngjashme