ShowBiz
Sherr i fortë me ofendime të rënda: Copë mishi me dy sy, mizerje, turpëron nënat dhe gratë shqiptare
Demokracia
18:42 | 01 Mars 2024

Share:

Në oborrin e shtëpisë së “Big Brother Vip Albania” ka ndodhur një përplasje e madhe mes Egla Cenos dhe banores së re Julia Ilirianit.

Julia nuk ka kursyer kritikat dhe ofendimet ndaj Eglës duke e quajtur “mish me dy sy”, “mizerje” dhe “një turp i madh për gratë shqiptare”.

Egla: Ti erdhe pardje, çfarë të kam bërë, çfarë mllefi ke ndaj meje, ke ardhur që dy ditë?

Foto: Big Brother Vip Albania/YouTube

Julia: Kam ardhur të të nxjerr ty nga shtëpia.

Egla: Po më dridhen gjunjtë.

Julia: O grua e keqe, o grua e ligë! Turp të kesh. Nuk prezanton gruan shqiptare, je një turp i madh për gratë shqiptare, mizerje, ik o dreq. Ti nuk kupton asnjë gjë, ti je një copë mishi me dy sy.

Egla: E prezenton ti me mllefin tënd, shihë fytyrën kur flet, e ke një mllef të frikshëm. Ke dy ditë që ke ardhur dhe më urren. Çfarë ke?

Julia: Je një copë mishi me dy sy që turpëron gratë shqiptare, brezin tonë, nënat shqiptare, artistet shqiptare, çdo gjë turpëron.

Egla: Ti nuk je brezi im.

Të ngjashme