Lifestyle
Sheqeri mund t’i shtrijë efektet negative edhe në shëndetin e trurit
Demokracia
08:40 | 15 Shtator 2023

Share:

Efektet e sheqerit të lartë në shëndet janë më se të njohura tashmë. Sëmundje si diabeti i tipit 1 apo 2 shkaktohen pikërisht nga ky përbërës mjaft i pranishëm në dietën e gjithsecilit.

Ekspertët tregojnë se sheqeri efektet negative i shtrin edhe në shëndetin e trurit dhe mendjes.

Nivelet më të ulëta të sheqerit në gjak, nga ana tjetër, shoqërohen me shëndet më të mirë të trurit, sipas një studimi të ri nga Kolegji Universitar Londër dhe Shkolla Londineze e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale.

Studimi i botuar në revistën Diabetes, Obesity and Metabolism, të cilit i referohet AgroWeb.org, tregon se mbajtja e niveleve të sheqerit nën kontroll lidhet me parandalimin e sëmundjeve mendore.

Ekspertët raportojnë se personat e diagnostikuar me prediabet që kanë një nivel të lartë sheqeri në trup, kanë 54 për qind më shumë shanse të zhvillojnë sëmundje mendore në krahasim me personat me nivele normale të sheqerit në gjak.

Në fakt, paradiabeti shihet si periudha më e rrezikshme për ta zhvilluar këtë sëmundje për shkak të reaksioneve të ndryshme që ndodhin në tru.

Mjekët thonë se nivelet e larta të sheqerit edhe nëse nuk janë kronike shkaktojnë inflamacion. Me kalimin e kohës ky inflamacion i trurit nëse është kronik, ndikon në plakjen më të shpejtë duke ndikuar te sëmundjet që prekin mendjen.

Sheqeri bën që enët të ngushtohen, të ngurtësohen dhe të rrjedhin substanca të dëmshme kimike, duke shkaktuar kështu atë që quhet çmenduria vaskulare.

Këto studime janë ende të hershme, por tregojnë një lidhje të qartë mes sheqerit dhe dëmtimit të trurit. Ekspertët sugjerojnë që gjithnjë t’i mbani nën kontroll nivelet e sheqerit, në mënyrë që të mbani larg të gjithë rreziqet që ai sjell.

Të ngjashme
Lifestyle • 28 Prill 2024
Lifestyle • 27 Prill 2024