Lajme
Shëndetësia në gjendje të mjerueshme, Kurti ende pa emrin e ministrit të ri
Demokracia
17:29 | 01 Nëntor 2022

Share:

Edhe pesë ditë bëhen një muaj që kur Rifat Latifi dha dorëheqje nga pozita e Ministrit të Shëndetësisë.

Gjendja në shëndetësi vazhdon të mbetet e rëndë, shoqëruar këtu edhe me ikjen e mjekëve nga Kosova, por kryeministri Albin Kurti ende nuk e ka zgjedhur pasuesin e Rifat Latifit.

Ka gati një muaj që kur Ministria e Shëndetësisë udhëhiqet nga zëvendësministrja Dafina Gexha-Bunjaku, të cilën Kurti e caktoi ushtruese të detyrës së ministrit, shkruan Demokracia.com.

Kryeministrit Kurti nuk po i bëhet vonë për këtë sektor edhe për një arsye tjetër, pasi që ai pak javë para dorëheqjes së Latifit e themeloi një Komision për Shëndetësi dhe veten e caktoi si udhëheqës të tij.

Krijimi i këtij komisioni u konsiderua edhe si mosbesim ndaj punës së Latifit, i cili dha dorëheqje më 6 tetor.

“Me zhgënjim të thellë dhe keqardhje pas shumë reflektimesh për disa muajt e fundit po ju informoj se në mënyrë efektive iu ofroj dorëheqjen time nga posti i ministrit të Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, se që nga sot me datën 6 tetor 2022”, tha ai në letrën e dorëheqjes.

Letrës së dorëheqjes, Latifi ia kishte bashkëngjitur edhe raportin 10-mujor të të gjeturave, sfidave dhe të arriturave të tij gjatë kësaj periudhe.

Duhet kujtuar se javë më parë, kryeministri Kurti themeloi edhe Komision për Shëndetësinë, të cilin e udhëheq vetë ai. /Demokracia.com/

DOKUMENT| Konfirmohet, Rifat Latifi jep dorëheqje

 

Të ngjashme