Lajme
Shefja e diplomacisë gjermane bëri një vizitë të papritur në Ukrainë, premtoi se do të dërgojë më shumë armë
Demokracia
17:51 | 10 Janar 2023

Share:

Gjatë një vizite të papritur të ministres së Jashtme gjermane në Ukrainë, Annalena Baerbock premtoi se do t’i sigurojë Ukrainës më shumë armë dhe ta ndihmojë atë të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Annalena Baerbock, ka arritur sot në qytetin e bombarduar Kharkiv në lindje të Ukrainës, ku është takuar me homologun ukrainas Dmitry Kuleba

“Ky qytet është simbol i çmendurisë absolute të luftës ruse në Ukrainë dhe vuajtjeve të pafundme me të cilat njerëzit, në veçanti ata në lindje ballafaqohen çdo ditë”, tha Baerbock.

Gjermania javën e kaluar premtoi dërgimin e mjeteve luftarake Marder në Ukrainë, për të forcuar akoma më shumë ushtrinë e këtij vendi.

Edhe pse Baerbock premtoi sot se do të dërgojnë më shumë armë, ajo nuk precizoi se për çfarë armë bëhet fjalë.

Gjithashtu tha se është e rëndësishme të mos harrohet vendi i Ukrainës në Evropë, dhe dëshira e saj për t’u bashkuar me BE-në.

“Ne si qeveri duam t’i bëjmë oferta shumë konkrete Ukrainës në mënyrë që të arrijmë përparim në forcimin e shtetit ligjor, institucioneve të pavarura dhe luftës kundër korrupsionit”, shtoi shefja e diplomacisë gjermane.

Të ngjashme