Auto&Tech
Shefja e departamentit për besim dhe siguri në Twitter thotë se ajo ka dhënë dorëheqjen
Demokracia
10:38 | 02 Qershor 2023

Share:

Shefja e departamentit për besim dhe siguri në Twitter, Ella Irwin, deklaroi për Reuters se ajo ka dhënë dorëheqje nga kompania e rrjeteve sociale, me platformën që është përballur me kritika për mbrojtje të dobët ndaj përmbajtjeve të dëmshme prej se miliarderi Elon Musk e bleu atë në tetor.

Irwin e cila iu bashkua Twitter-it në qershorin e 2022-shit, detyrën si shefe e ekipit të besimit dhe sigurisë e mori në muajin nëntor, periudhë kjo kur shefi i mëparshëm Yoel Roth kishte dhënë dorëheqje.

Ajo ishte mbikëqyrëse e moderimit të përmbajtjes.

Irwin nuk dha komente të mëtejme, teksa Musk akoma nuk ka dhënë asnjë koment në lidhje me rastin, raporton NY Post, përcjell Telegrafi.

Largimi i Irwin vjen pasi platforma ka pasur vështirësi për të mbajtur reklamuesit, me markat të cilat tregohen të kujdesshme për t’u shfaqur pranë përmbajtjeve të papërshtatshme.

Musk njoftoi në fillim të këtij muaji se punësoi Linda Yaccarino, ish-shefen e reklamave të NBCUniversal, për t’u bërë drejtoreshë e re ekzekutive e Twitter.

Të ngjashme