Lajme
Shefi i BE-së tregon kur do të vijnë vaksinat COVAX në Kosovë
Demokracia
18:02 | 03 Shkurt 2021

Share:

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka treguar se në gjysmën e dytë të këtij viti do të vijnë 100 mijë doza të vaksinave nga COVAX.

Ambasadori i ri i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë se është planifikuar që Kosova të marrë 100 mijë doza të vaksinave falas nga COVAX në gjysmën e parë të vitit 2021.

Ai ka publikuar një raport të aleancës Gavi, derisa ka thënë se më shumë vaksina do të mbërrijnë në gjysmën e dytë të vitit 2021.

“Kosova është planifikuar të marrë mbi 100,000 doza vaksinash falas në gjysmën e parë të vitit 2021 përmes #COVAX të mbështetur nga BE. Më shumë vaksina do të mbërrijnë në gjysmën e dytë të vitit”, ka shkruar ai. /Demokracia.com/

Të ngjashme