Lajme
SHBA, armatime Izraelit/ Shteti hebre mirëpret veton amerikane në KS
Demokracia
21:29 | 10 Dhjetor 2023

Share:

Administrata e presidentit Joe Biden ka përdorur autoritetin e emergjencës për t’i shitur Izraelit 14 mijë raketa tankesh pa aprovimin nga Kongresi. Ndërkohë, kryeministri Netanyahu vlerësoi veton e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ndaj rezolutës për ndalimin e luftimeve.

“E vlerësojmë pozicionin korrekt që Shtetet e Bashkuara morën në Këshillin e Sigurimit. Vendet e tjera duhet gjithashtu ta kuptojnë se është e pamundur që nga njëra anë të mbështesin eliminimin e Hamas dhe në anën tjetër të kërkojnë ndalimin e luftimeve që synojnë asgjësimin e saj. Ndaj, Izraeli do të vazhdojë luftën e tij të drejtë për të zhdukur Hamasin dhe për të arritur qëllimet që ka përpara”-tha Benjamin Netanyahu, kryeministër i Izraelit.

Ndërkohë, palestinezët në Gaza vazhdojnë të gërmojnë nën rrënojat e godinave të bombarduara, me shpresën për të gjetur të mbijetuar. Disa persona të rikuperuar ende gjallë janë dërguar në spitalet e tejmbushura.

Të ngjashme