Sport
Shaqiri i la pa frymë portugezët, goditjen e tij nga gjuajtja e lirë mezi e priti portieri
Demokracia
21:03 | 06 Dhjetor 2022

Share:

Xherdan Shaqiri ka pasur mundësi të mirë të barazojë rezultatin kundër Portugalisë.

Futbollisti nga Zhegra e Gjilanit ka ekzekutuar një goditje dënimi nga një largësi, por goditjen e tij mezi e priti portieri i Portugalisë.

Situata ndodhi në minutën e 29-të, shkruan Demokracia.com.

Portugalia ishte në avantazh 1:0 me golin e Ramos në minutën e 17-të deri në atë moment.

Pak minuta më parë u mbyll pjesa e parë me rezultat 2:0 për Portugalinë.

Rastin e Shaqirit mund ta shikoni KËTU./Demokracia.com/

Të ngjashme