Lajme
Shala: VV-ja mendon se do të turpërohet nga shuma e mjeteve të mbledhura në Fondin Sovran
Demokracia
08:41 | 13 Janar 2024

Share:

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gzim Shala, ka insistuar në kërkesën e disa OJQ-ve që të publikohet të dhënat që kanë të bëjnë me Fondin Sovran.

Ai ka bërë me dije se Qeveria e Kosovës nuk ka asnjë arsyeje për t`i mbajtur të fshehura këto të dhëna.

Në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ai ka përmendur një arsyeje se pse pushteti po heziton hapjen e këtyre të dhënave.

Sipas tij, shuma që është mbledhur në këtë fond është e vogël, prandaj nuk bëhet publike.

“S’kemi diçka të saktë, por informatat thonë se është mbledhur një shumë e papërfillshme dhe për këtë, Lëvizja Vetëvendosje mendon se do të turpërohet se ndoshta populli nuk ju ka përgjigjur mjaftueshëm thirrjes së Albin Kurtit apo çka po di tjetër. Nuk ka arsye tjetër të besohet. Nuk mund të ndërtohet një arsye tjetër e vetme pse ndodh kjo”, është shprehur Shala.

Të ngjashme