Lajme
Shala e vë para aktit të kryer ministrin Murati për milionat që i kanë ndarë për KEK-un e KEDS-in
Demokracia
12:22 | 07 Prill 2022

Share:

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka kërkuar sqarime dhe përgjigje nga ministri i financave Hekuran Murati, në lidhje me milionat që janë ndarë për KEK-un, por edhe për borxhet që i ka KEDS-i.

Partia Demokratike e Kosovës po kërkon hetim parlamentar për 60 milionët që KEDS-i ia ka borxh zyrtar KEK-ut, raporton Demokracia.com.

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka kërkuar sqarime nga ministri i Financave, Hekuran Murati, se a është ndarë në mënyrë ligjore 20 milionë euro për KEK-un, por edhe 90 milionëshin e zotuar për mbështetje në emër të ZRRE-së për subvencionim KEDS-it.

“Po flasim me numra se është ministri i Financave. Të lutna ministër, 20 milionë euro i ke nda KEK-ut gjatë periudhës së krizës energjetike me e subvencionu KEK-un. Dil këtu tregona ku kanë shku ato, në çfarë forme, në çfarë baze ligjore,1. 2, i ke nda ose s’i ke nda hala, po s’po mun ja merr 60 milionë euro KEDS-i ia ka KEK-ut, KEDS-i ia ka borxh zyrtar KEK-ut 60 milionë euro, tash e 6 muaj. Pse nuk po i implementon, pse s’po ja merr? . 60 milionë euro ministër janë hoxha shumë. Ministër, 90 milionë euro i keni zotu mbështetje në emër të ZRRE-së për subvencionim KEDS-it, 90 milionë euro. A i ke implementu?. Faturat po na vijnë. Sa mjete ministër i ke alokuar në drejtim të KEDS-it nga ky 90 milionësh që keni votuar këtu në këtë Parlament dhe qytetarët po i paguajnë dy herë. Një herë përmes dorës së qeverisë, një herë përmes faturave. Përgjigjmu qeto edhe cila është baza ligjore. Ministër  po flasim me fakte, ia keni dhënë 20 milionë euro KEDS-it përmes KEK-ut pa asnjë bazë ligjore dhe po kërkojmë hetim parlamentar. Mos na kthe në histori se kam çka them plot. Ministër po kërkojmë hetim paralamentar për 60 milionë që KEDS-i nuk po t’i jep ty, ti ka borxh e po blen energji e po na jep neve me pare tua. Ministër 90 milionë ja ke dhanë tjera, tregona çka po ndodh, cila është baza ligjore. Hajde t’lutna përgjigju saktë”, është shprehur Shala. /Demokracia.com/

Të ngjashme