Lajme
Shala – deputetit të LVV-së: Me fisin tënd s’kam të bëjë fare as në parlament
Demokracia
13:25 | 04 Gusht 2022

Share:

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), i ka thënë deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçit se “me klanin dhe fisin e tij nuk ka të bëjë as në parlament madje”.

“Unë prita që po më përgjigjet kryeministri, ministrja e Ekonomisë apo ministri i Financave, me të nuk replikoi”, ka thënë Ferati.

Ferati në fjalën e tij kishte kritika për çështjen e energjisë në Kosovë. Ai akuzoi Qeverinë e Kosovës që kanë dështuar në menaxhimin e krizës energjike.

Por atij i është përgjigjur deputeti i VV-së, Halil Thaçi.

“Në gjithë botën ka pasur krizë energjike zgjidhjet afatshkurtër nuk janë të mundshme”, ka thënë ai. “E dini ju më mirë që keni qeverisë që në çfarë gjendje është energjia dhe sa i kanë rritë kapacitet në termocentralet tona”, ka thënë ndër tjerash ai.

Të ngjashme